Anëtarësimi i Ukrainës në BE “nuk do të ndodhë”, tha sot kryeministri hungarez Viktor Orban. Ai deklaroi se Komisioni Evropian mendon se një vendim kyç që përcakton fatin e të gjithë Evropës mund të merret pa popullin evropian, por se kjo është e gabuar, raporton MTI.
Orbán tha se Brukseli është i vendosur të injorojë rezultatet e sondazhit “Voto Hungarinë 2025”, por nuk do të jetë në gjendje t’i anashkalojë ato. Pavarësisht “dinakërisë së tyre”, do të ishte “e pamundur të pranojë Ukrainën kundër vullnetit të popullit evropian”, shtoi ai.
Lidhur me sanksionet e BE-së kundër eksportuesve rusë të energjisë, ai tha se Brukseli “dëshiron të sakrifikojë gjendjen financiare të familjeve hungareze për hir të Ukrainës”.
Orban tha se udhëheqësit e BE-së nuk mund të jepnin një arsye “pse ndonjë person normal do të bënte diçka të tillë”. Sipas tij, sanksionet do të rezultojnë në atë që familjet do të duhet të paguajnë 2.5 herë më shumë për energji elektrike dhe 3.5 herë më shumë për gaz, duke e detyruar qeverinë të “rishikojë plotësisht sistemin e mbështetjes familjare”.