Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, njoftoi se 1 milion njerëz vdesin çdo vit nga tuberkulozi, “sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë”. Kluge ndau një postim rreth tuberkulozit në platformën mediave sociale të kompanisë X me seli në SHBA. “Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, duke vrarë 1 milion njerëz çdo vit”, tha Kluge.
Ai ka shtuar se rezistenca ndaj ilaçeve, bashkë-infeksioni tuberkuloz-HIV, qasja e pabarabartë në kujdesin shëndetësor dhe financimi i pamjaftueshëm po e përkeqësojnë më tej krizën. Në “Raportin Global të Tuberkulozit 2025”, të botuar më 12 nëntor, OBSH-ja raportoi se më shumë se 1.2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga tuberkulozi në vitin 2024, dhe afërsisht 10.7 milionë njerëz u prekën nga sëmundja.
Miliona njerëz në të gjithë Europën jetojnë me hepatit B ose C pa e ditur, duke i vënë ata në rrezik serioz për sëmundje të mëlçisë dhe kancer, kanë paralajmëruar autoritetet e shëndetit publik. Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha në një raport të ri se rreth pesë milionë njerëz në Bashkimin Europian, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji jetojnë me hepatit kronik B ose C, por shumica janë të padiagnostikuar dhe të patrajtuar. Shpesh të referuara si “infeksione të heshtura”, hepatiti B dhe C mund të jetojnë të pazbuluar në trup për vite me radhë, duke dëmtuar ngadalë mëlçinë derisa simptomat të shfaqen në formën e fibrozës së mëlçisë (shenjave), cirrozës ose kancerit
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim në lidhje me numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësinë ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023-shin, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm.