Aktualitet

Padia e Veliajt ndaj Dados, Gjykata Administrative shtyn seancën!

Seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative, ku kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka paditur prokurorin Ols Dado dhe KLP do të zhvillohet më 19 qershor, në orën 14:00.

Raportohet se gjykata është shprehur se, duke qenë se KLP në këtë seancë si palë e paditur solli prapësimet e reja dhe pala paditëse kërkoi kohë të njihet me provat, seanca do të shtyhet.

Sipas padisë, Dado ka marrë në 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit. Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Diskutimet në seancë:

Gjykata: Seanca nuk mund të ndërpritet, për të sjellë në sallë dikë tjetër nga KLP.

Av i Veliajt: Përfaqësuesja e KLP e tha vetë që duhet të vijë vetë nënkryetari këtu.

Gjykata: Çfarë kërkon me legjitimimin?

Av i Veliaj: Nëse nuk ka vendim të Këshillit ne do të shikojmë se si do t’i drejtohemi gjykatës.

Avokati i Ols Dado: Çfarë objekti keni në padinë tuaj?

Av i Veliaj: Momenti është ezauruar. Vlerësoj se nuk është vendi për këtë pyetje.

Av i Ols Dados: I qëndroni apo jo padisë?

Av i Veliaj: Prandaj jemi në këtë sallë gjyqi.

Av i Ols Dados: Pra nuk vendim nga KLP?

Av i Veliaj: Në shkresën që na është dërguar ne, thuhet se KLP vlerëson, KLP konstaton. Pra thotë institucioni, jo kryetari. Nuk mund të flasë institucioni në emër të një Këshilli që nuk është mbledhur kurrë. Duket qartë që keni harmoni me zonjën në mbrojtje. (I referohet përfaqësueses së KLP).

Veliaj: Ekuivalentja e kësaj, është si të marr unë tagrat e Këshillit Bashkiak. Se po vë që ka anëtarë të Këshillit këtu. Një njeri nuk flet dot në shumës. Kur thuhet KLP vendosi, do të thotë që KLP u mblodh dhe konstatoi. Zonja të vetmen të vërtetë që tha sot është që këtu duhet të ishte nënkryetari. Se Olsi më është qepur për Inceneratorët dhe për gjëra të tjera.