Piloti i MOTO3, Hugo Millan ka ndërruar jetë në moshën 14-vjeçare pas një aksidenti tragjik në MotorLand Aragon.
Adoleshenti po garonte në Kupën Europiane të Talenteve kur ra nga motori i tij 13 xhiro nga fundi. Ai më pas u përplas aksidentalisht nga një tjetër pilot.
Millan mori trajtim urgjent në pistë, përpara se të transportohej me helikopter në spitalin e Zaragozës në Spanjë. Por mjekët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin atë ndërsa ai ndërroi jetë tragjikisht.
Millan ka qenë një nga talentet më premtuese të Spanjës.
Ai në MotorLand Aragon erdhi i dyti në renditje të European Talent Cup me 86 pikë, duke përfunduar katër herë në podium.
Video/Pamjet e rënda të aksidentit:
https://www.youtube.com/watch?v=HBICR8miSAM