Bota

Pandat nuk janë më të rrezikuara nga zhdukja!

Falë shumë viteve pune për mbrojtjen e tyre në Kinë, numri i pandave në natyrë është rritur. Janë zgjeruar zonat e mbrojtura dhe është luftuar gjuetia e paligjshme. Për këtë arsye, organizata ndërkombëtare për ruajtjen e natyrës (IUCN) i ka kaluar pandat nga statusi “të rrezikuara” në “të cenueshme”. Kjo tregon se kur ka kujdes, durim dhe punë të vazhdueshme, natyra mund të rikuperohet.

Ndërkaq, një moment prekës për shumë dashamirës të kafshëve: për arsye mjekësore çifti i vetëm i pandave gjigante të strehuara në Francë u largua nga kopshti zoologjik “Beauval”, për t’u kthyer në Kinë më herët se sa ishte planifikuar.

Dy arinjtë, Huan Huan dhe Yuan Zi, të moshës 17 vjeç, u vendosën në dy arka të bardha me shënimin “Rrugë të mbarë!” dhe hipën me radhë në një kamion që mbante imazhin e tyre.

Vetëm dy panda, të lindura nga bashkimi i tyre, kanë mbetur tani në “Beauval”. Largimi i nxitur nga insufiçienca renale e Huan Huan, ngjalli emocione mes shumë admiruesve. Më shumë se 200 njerëz përballuan të ftohtin dhe erën për të ndjelur paraqitjen e tyre të fundit publike. Çifti i pandave, dhuruar Francës si gjest diplomatik nga Pekini në vitin 2012, u nis nën shoqërimin e policisë për në aeroportin “Roissy”.