Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH paralajmëron se “koronavirusi mund të mos zhduket kurrë”. Sipas kreut për Emergjencat në OBSH, “Edhe nëse gjendet vaksina, kontrollimi i virusit do të kërkojë përpjekje masive”. Deri tani, në të gjithë botën janë rreth 300 mijë viktima nga COVID-19 e më shumë se 4 milionë e 300 mijë të infektuar me koronavirus.