Ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura që variojnë nga 1 në 22 gradë Celsius.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë e pasdite e që shoqërohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash në zonën lindore të vendit tonë.
Pjesa tjetër e territorit shqiptar parashikohet pa reshje shiu. Era fryn me drejtim juglindje – veriperëndim e me shpejtësi mesatare 7 m/s. Deti është i valëzimit 1 ballë.