Aktualitet

Parashikimi i motit, e shtunë 21 mars!

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash, që hera herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore. Ka reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.

Ndërsa era fryn e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra bëhet deri e fortë në bregdet dhe zonat malore. Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 16 °C

në vendet e ulëta: 4 / 16 °C

në zonat malore:  -2 / 11 °C