Aktualitet

Parashikimi i motit, më në fund ndërpriten shirat!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti vijon me alternime kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore e me vranësira mesatare deri të dendura, që shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug e pjesërisht në qendër.

Në orët e pasdites ka ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore bie dëborë me intensitet kryesisht të ulët.

Era fryn me drejtim verilindje – jugperëndim dhe me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare e kryesisht jugperëndimore dhe në zonat luginore, është me shpejtësi deri në 16 m/s, me valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
4/10
Re diell

Kukës
7/12
Re diell

Lezhë
8/12
Re diell

Dibër
4/9
Re diell

Durrës
6/14
Re diell

Tiranë
8/14
Re diell

Elbasan
5/13
Re diell

Berat
7/15
Re shi diell

Vlorë
9/14
Re shi diell

Korçë
2/9
Re diell

Gjirokastër
9/13
Re shi diell

Sarandë
10/14
Re shi diell