Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa, të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës, përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, në pjesën më të madhe të vendit ndërsa përgjatë relieveve kodrinore-malore, në lindje dhe jug të territorit, reshjet priten në formën e shtrëngatave të izoluara dhe rrebesheve të vrullshme në intervale të shkurtra kohore.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, përgjatë bregdetit fiton shpejtësi deri në 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
14/27
Diell re shi
Kukës
13/23
Diell re shi
Lezhë
14/26
Diell re
Dibër
12/22
Diell re shi
Durrës
15/27
Diell re
Tiranë
16/26
Diell re shi
Elbasan
14/26
Diell re shi
Berat
13/26
Diell re shi
Vlorë
14/25
Diell re shi
Korçë
11/19
Diell re shi
Gjirokastër
10/24
Diell re shi
Sarandë
15/26
Diell re shi