Aktualitet Politikë Zgjedhjet 2025

Parlamentaret e 11 Majit, vijon numërimi i votave nga jashtë!

Në vijim të përpunimit të rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ njofton se procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të zgjedhësve nga jashtë vendit ende është në vijim. Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 75 mijë e 414 fletëvotime nga 194 mijë e 889 gjithsej, çka përbën rreth 39% të totalit të votave nga jashtë.

Procesi i numërimit për votat nga jashtë ka përfunduar për Qarkun Kukës, ndërsa përparon edhe vlerësimi i votave parapëlqyese në listën e hapur.

Ndërkohë, ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për kandidatët me votim preferencial (të listës së hapur) në disa qarqe e zona të administrimit zgjedhor:

Qarku Shkodër: 2 KZAZ

Qarku Kukës: 2 KZAZ

Qarku Dibër: 2 KZAZ

Qarku Berat: 2 KZAZ

Qarku Korçë: 2 KZAZ

Qarku Gjirokastër: 7 KZAZ

Qarku Vlorë: 5 KZAZ

Qarku Tiranë: 2 KZAZ (PEVN)

Në total, procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët ka filluar në 24 KZAZ.