Aktualitet

“Partizani”, Berisha dhe Malltezi në GJKKO për seancën e radhës!

Duke nisur nga ora 11:00, sot në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë lidhur me dosjen “Partizani”.

Në seancën e kaluar, ekipi ligjor i Berishës dhe Malltezit kërkoi pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.

Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim për paraqitje”. Nga aty, lideri i opozitës sulmoi prokurorinë dhe drejtuesin e institucionit, Altin Dumani duke e akuzuar si “puçist që fle mbi dosjet e krimit”.