Sport

Partizani mund Dinamon dhe i merr vendin në “Final Four”/ Egnatia ndëshkon 4-2 Teutën!

Faza e tretë e Superiores mbyllet me fitore për Partizanin dhe Egnatian.  Në “Arenën Kombëtare” të kuqtë mundën Dinamon 0-2,  ndërsa Egnatia ndëshkoi 4-2 Teutën.

Partizani ka sjellë një ndryshim drastik në garën e Superiores, duke u ngjitur për herë të parë në këtë sezon në katërshen e parë në kampionat. Të kuqtë e kanë bërë këtë me një provë force të mirëfilltë ndaj rivalit direkt, Dinamos, vendin e të cilës kanë marrë pas këtij takimi.

DINAMO-PARTIZANI 0-2
37′ Martinez, 50′ Dumbia

Egnatia ka mposhtur Teutën me rezultatin e thellë 4-2 në stadiumin “Arena Egnatia”.

Goli i parë erdhi nga miqtë me Zhongo ndërsa baraspesha u vendos nga Albaneze i cili tundi rrjetën e Selmanit pas një gabimi të këtij të fundit. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Adjesa përmbysi gjithçka duke shkuar kështu të lumtur në pushimin e ndeshjes.

Në fillimin e pjesës së dytë, Maçolli riktheu baraspeshën nga 11 metra. Por vendasit nuk u dorëzuan dhe tundën rrjetën me Buriç. Më pas miqtë u shtangën kur Kotobelli u ndëshkua me karton të kuq pasi nervat e tradhëtuan dhe gjithçka u vulos me penalltinë e Fernandos në të 93-ën.

Me këtë fitore Egnatia shkon në kuotën e 49 pikëve, 2 më pak se Vllaznia kryesuese ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6-të me 34 pikë.

EGNATIA 4-2 TEUTA

39′ Albaneze, 45’+3′ Adjesa, 78′ Buriç, 90’+3′ Fernando (P)/ 25′ Zhongo, 53′ Maçolli (P)

Dje Flamurtari mundi 1-0 Vllazninë kryesuese, Elbasani fitoi 0-1 nda Tiranës, ndërsa Bylis mundi 1-0 Vorën.