Zayn Malik shpërtheu emocionet e fansave gjatë koncertit të tij të parë solo në arenë, kur ai interpretori këngën ikonike të One Direction, “Night Changes”, për herë të parë pas një dekade.
Ky moment i veçantë u zhvillua në Mexico City, në Palacio De Los Deportes, dhe kishte një domethënie të madhe, pasi shënonte 10 vjet nga largimi i tij nga grupi One Direction në vitin 2015.
Pjesa më emocionuese e performancës ishte kur Zayn filloi të këndonte vargun e parë të baladës, çka shkaktoi shpërthimin e brohoritjeve të audiencës.
Ky moment u ndje thellësisht edhe nga Zayn, i cili u shpreh me emocion:
Nuk e kam kënduar këtë këngë për 10 vjet. Faleminderit, ishte një përvojë e mrekullueshme, pothuajse qava.