Këngëtari i njohur Prince Royce dhe aktorja amerikane Emeraude Toubia konfirmuan se po i japin fund martesës së tyre, pas tre vitesh. Dyshja në një deklaratë të përbashkët për “Billboard” tha se:
Ndërsa fundi i një marrëdhënieje nuk është kurrë i lehtë, ne jemi në paqe me vendimin tonë të përbashkët dhe mirënjohës për jetën dhe dashurinë që kemi ndarë për dhjetë vitet e fundit. Për miqtë dhe familjet tona, përfshirë fansat tanë, ju lutemi ta dini se ne jemi së bashku në këtë vendim të vështirë dhe se nuk ka nevojë të mbajmë anë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj ndërsa fillojmë këtë kapitull tjetër të jetës sonë dhe i urojmë njëri-tjetrit vetëm më të mirat në të gjitha përpjekjet e ardhshme. Faleminderit paraprakisht për respektimin e privatësisë sonë, gjatë kësaj kohe të vështirë. Emeraude & Royce.

Royce, emri i vërtetë i të cilit është Geoffrey Royce Rojas dhe Toubia, u martuan gjatë një ceremonie private në San Miguel de Allende, Meksikë, në vitin 2018. Dhjetorin e kaluar, çifti festoi 10 vjet së bashku që kur filluan të takoheshin për herë të parë në 2011. Në dhjetor, Toubia foli për “People” dhe ndau këshillat e saj për të gjetur dashurinë e vërtetë.
Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme dhe ndonjëherë më e vështirë është të gjesh dashurinë për veten. Ne duhet të mësojmë ta duam veten ashtu siç jemi. Ajo që është më e rëndësishme është të gjesh në jetë një partner që të respekton dhe të mbështet ëndrrat e tua, dikush që është pranë teje në kohët e mira dhe të këqija. Unë e kam gjetur atë tek ai dhe kjo është dashuria.