Bota

Pas 30 vitesh ai mund të shohë, realizohet operacioni që i solli shikimin një të verbri!

Një operacion i jashtëzakonshëm që u krye në spitalin Molinette në Torino të Italisë, arriti t’i rikthente pjesërisht shikimin një pacienti 83-vjeçar, i cili vuante nga verbëria totale për shkak të dy patologjive të tjera nga të cilat vuante. Mjekët arritën të realizonin një autotransplant korneal gjë që bëri të mundur rindërtimin e një syri me shikim nga dy të verbër, një ndërhyrje kjo që konsiderohet si e para e këtij lloji në botë.

I moshuari kishte humbur shikimin në syrin e majtë prej 30 vitesh për shkak të verbërisë së pakthyeshme të retinës dhe në 10 vitet e fundit kishte humbje të dritës dhe në syrin e djathtë për shkak të një sëmundje të rrallë. Burri tha pas operacionit se:

Kur u zgjova dhe fillova të shikoja gishtërinjtë dhe dorën sime, ishte sikur të kisha lindur sërish.

Tashmë dy javë pas operacionit, ai mund të dallojë objektet dhe fytyrat me syrin e djathtë dhe të lëvizë i pavarur.