Pas dy ditësh, Greqia rihap plazhet sipas rekomandimeve të Komitetit të Sëmundjeve Infektive në Ministrinë e Shëndetësisë. Në ato private, kufizimet përfshijnë regjistrimin e numrit të pushuesve, maksimumi 40 persona për 1 mijë metra katrorë apo distancë prej katër metrash mes çadrave. Bizneset duhet të shesin vetëm produkte të paketuara e jo pije alko’olike. Gjithashtu ndalohen të gjitha sportet e kontaktit në grup.