Pak ditë më parë teksa të gjithë ishin të shqetësuar për zjarret masive në Australi, viktimave dhe mijëra kafshëve të ngordhura, Kylie Jenner ishte duke postuar në Instagram për një palë shapka të cilat ishin të stiluara me gëzof kafshësh.
Për këtë veprim ajo u komentua negativisht në rrjetet sociale duke tërhequr vëmendjen e publikut. Shumë përdorues të rrjetit social Instagram u irrituan aq shumë saqë filluan të kërcënonin sipërmarrësen e famshme.
Në sytë e publikut Kylie u shndërrua menjëherë në një vajzë mendjelehtë dhe hipokrite aq sa u desh reagimi i përfaqësuesve të saj për të qetësuar situatën.
Burime pranë Kylie Jenner u shprehën se qëllimi i saj ishte krejtësisht i pafajshëm dhe se ajo ashtu si të gjithë shqetësohet për situatën e vështirë në Australi.
Nën trysninë e fansave 22-vjeçarja vendosi të dhuronte plot 1 milion dollarë që do të shkojnë në ndihmë të institucioneve të ndryshme që kanë për detyrë mbikqyrjen dhe kontrollin e situatës së zjarreve në Australi.