Gossip Showbiz

Pas kritikave të shumta ndaj Kiara Titos për veshjen e ditëlindjes së vajzës, vjen reagimi i saj!

Pas komenteve të shumta kritike në rrjet lidhur me veshjen e saj në festën e ditëlindjes së parë të vajzës së saj, Lunës, Kiara Tito ka vendosur të reagojë publikisht.

Moderatorja ka ndarë në Instagram një foto nga sfilata e Chanel pranverë-verë 2002, duke sqaruar se pikërisht ky ka qenë burimi i frymëzimit për fustanin që kishte zgjedhur për eventin.

Për fustanin e ditëlindjes së Lunës u frymëzuam nga një sfilatë e Chanel koleksioni pranverë-verë i vitit 2002, për të gjithë kritikët

– ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me një ton ironik.

Për më tepër, Kiara u ndal edhe te komentet për pamjen e saj gjatë festës:

Dhe jo, nuk kisha vapë, isha super rehat!

Me këtë reagim, ajo ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj kritikave, duke theksuar të drejtën për të zgjedhur lirisht stilin e saj, pa u ndikuar nga paragjykimet në rrjete sociale.