Luna, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit feston sot 1 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë, moderatoraja ka publikuar në Instagra, disa copëza fragmentesh pak para se të lindte dhe çastin kur e vogla e tyre erdhi në jetë, ku nuk mungojnë lotët e gëzimit. “Në këtë çast ndaloi koha dhe nisi përjetësia jonë kur erdhe ti Luna Mari Ejlli”,-shkroi Kiara krah video së postuar. Rikujtojmë se çifti i dashur për publikun u njohën në ‘Big Brother Vip’ ku nisën edhe një histori dashurie.
View this post on Instagram
Rikujtojmë se e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Kiara Tito, zbuloi mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm. Kiara u surprizua edhe nga babai i saj i cili kishte vendosur t’i shkruante një letër. Pasi e dëgjoi e përlotur letrën të cilën e lexoi Erjona, ish-banorja e shtëpisë së BBV u shpreh se babai i saj është pika e dobët.