Kanë kaluar vetëm pak ditë që pasi Princ Harry dhe Meghan Markle njoftuan se do të largoheshin nga familja mbretërore dhe nga detyrat e tyre të oborrit mbretëror.
Deri tani ajo çfarë kemi mësuar për jetën e tyre të re është se dyshja janë shpërngulur për të jetuar në Kanada dhe po planifikojnë pushimet e tyre të verës për herë të parë në plazhet e Los Angeles.
Së fundmi mësohet se ish-Dukesha e Sussex do t’i rikthehet karrierës së saj televizie por jo si aktore. Sipas “Kosova Press”, Meghan do të jetë pjesë e një spektakli televiziv në Kanada që quhet “I Do, Redo”.
Shfaqja prej 10 episodesh do të pëfshijë historinë e 10 çifteve të cilët ndajnë përvojat e tyre katastrofike të dasmës para se të realizonin dasmës e ëndrrave me personin e duhur.
Prania e Meghan do të jetë surprizë për konkurrentët e spektaklit që pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm.