Kosova ka fituar një tjetër medalje në basketboll pas medaljes së artës në xhudo. Ekipi kombëtar i Kosovës fitoi medaljen e bronztë në Kampionatit Europian për Shtete të Vogla.
Kombëtarja A e Femrave në Basketboll e Kosovës ka përfunduar e treta në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, pasi mposhti Maltën me rezultat 70:60.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat shumë të ngushtë, 37:39 në favor të Maltës.
Në çerekun e tretë, Malta mori një epërsi prej 10 pikësh, por kjo nuk i ndali vajzat dardane pasi ngushtuan rezultatin në fund të periodës së tretë.
Çereku i katërt ishte kryesori për skuadrën e Kosovës, pasi ata morën një epërsi prej 10 pikësh, ashtu si përfundoi edhe ndeshja.
Te Kosova u dalluan Era Shatri me 17 pikë e 15 kërcime, Saranda Daci me 14 pikë e 13 kërcime dhe Alexis Tolefree me 16 pikë.
Në luftën për të bronztën, vashat tona mundën Maltën 70:60. KOK përgëzon suksesin e basketbollisteve tona, duke e konsideruar një fillim të mbarë në rrugëtimin e gjatë të përfaqësimit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ky ishte debutimi i kombëtares Kosovare për femra në garat ndërkombëtare, dhe ato e përfunduan turneun me medalje të bronztë.
Ditën e djeshme Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në xhudo në lojrat olimpike “Tokio 2020”.