Politikë

Pas qeverisë, tur llogaridhënës dhe kryebashkiakët

Pas turit të llogaridhënies së Qeverisë, është rradha e kryebashkiakëve për të organizuar një tur të tillë, duke ndezur motorrët e fushatës për zgjedhjet lokale. Elisa Spiropali, Sekretarja për Bashkëqeverisjen e Aleancat, njëkohësisht anëtare e Kryesisë së PS-së, bëri të ditur sot se pritet dhe një analizë për të gjithë territorin. Sa i përket përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani, Spiropali tha se nuk u fol me emra. Kryesia e PS-së mblidhet pas Asamblesë për të formalizuar vendimet e saj, ndërkohë që janë ndarë dhe detyrat për anëtarët e rinj socialistë.