Conor McGregor dhe partnerja e tij Dee Devlin mesa duket gjetën qetësi. Dyshja janë fotografuar pranë njëri-tjetrit duke shkëmbyer një puthje teksa po darkonin edhe pse shija që ata lanë në “MTV Video Music Awards 2021” nuk ishte aspak e mirë.
Boksieri me famë botërore Conor McGregor nuk kishte si të ishte më vetvetja në “MTV VMA”. Ai dhe reperi amerikan Machine Gun Kelly u grindën fizikisht në tapetin e kuq të “MTV Video Music Awards”. Por më e rëndësishmja është se të pranishmit arritën t’i ndanin nga njëri-tjetri shumë shpejt.

Vetëm një ditë pasi ishte grindur me Machine Gun Kelly në ‘VMA 2021’, ai u fotografua teksa po darkonte në Amaranth në Nju Jork City të hënën në mbrëmje. Ai ishte me të fejuarën e tij Dee Devlin dhe disa miq. Por boksieri irlandez i ‘MMA’ dukej se ishte më shumë i fokuasuar tek dashuria sesa tek vakti i tij apo tek miqtë. Kjo vjen pasi ai nuk arriti që për asnjë moment t’i largonte syte dhe duart nga Delvin.

Dyshja, të cilët kanë edhe tre fëmijë, u fotografuan duke u puthur dhe duke qeshur në tryezë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Normalisht që edhe McGregor dukej shumë më i qetë se ç’ishte në tapetin e kuq me reperin Kelly, me të cilën u grindën për arsye të paqarta ende.
Nuk u bë menjëherë e qartë se cila kishte qenë arsyeja e sherrit, por përfaqësuesi i McGregor mohoi që përleshja të kishte ndodhur pavarësisht dëshmive fotografike. Përfaqësuesi i boksierit të famshëm gjithashtu gjatë deklaratës së tij shtoi se:
Conor lufton vetëm me luftëtarët.
Ndërkohë që gjatë një interviste të dhënë së fundmi boksieri është shprehur se:
Asgjë nuk ndodhi me mua, unë luftoj vetëm luftëtarë të vërtetë, njerëz që luftojnë në të vërtetë, ju e dini se çfarë dua të them. Unë me siguri nuk luftoj me reperët e vegjël. Unë as nuk e njoh djalin. Unë nuk di asgjë për të, përveç se ai është me Megan Fox.