Gossip

Gwyneth Paltrow mahnit në premierë, shfaqet me djalin 19-vjeçar dhe…

Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka tërhequr vëmendjen e mediave teksa u shfaq në premierën e filmit Marty Supreme në Los Angeles, e shoqëruar nga djali i saj 19-vjeçar Moses Martin dhe bashkëshorti Brad Falchuk.

Për natën e madhe, Gwyneth zgjodhi një fustan elegant të zi pa mëngë, me një çarje të thellë, pjesë e linjës së saj të modës Gwyn.

Ajo e kombinoi veshjen me këpucë Andrea Waze dhe bizhuteri Cartier, ndërsa flokët i kishte mbledhur në një topuz të sofistikuar, duke i dhënë paraqitjes një prekje të rafinuar.

Moses u shfaq me pantallona kafe dhe një pulovër me detaje blu, ndërsa para kamerave ai përqafoi nënën, duke dhënë një moment të ëmbël familjar.

Edhe pse vajza e aktores, Apple Martin, nuk ishte e pranishme, Paltrow pati pranë bashkëshortin e saj, Brad Falchuk, i cili e mbështeti gjatë eventit.

Në intervistat e mëparshme, Gwyneth ka treguar se koha me fëmijët është më e çmuar se kurrë, sidomos tani që të dy janë larguar nga shtëpia.

Po e shijoj shumë këtë fazë të jetës. E dua kohën me fëmijët e mi të rritur, janë argëtues, qesharakë dhe të mrekullueshëm për t’i pasur pranë

-është shprehur ajo për E! News, duke shtuar se, ndonëse i mungojnë, është e lumtur t’i shohë të rriten e të bëhen të pavarur.