Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike deklaroi se viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptare. Edmond Spaho theksoi se rritja ekonomike është vetëm 2.45%, ndërsa sipas tij pjesën tjetër e zë shitja nga energjia elektrike. Ai tha se vendi do të njohë rritje ekonomike vetëm kur në Shqipëri të vijnë investime serioze të huaja dhe kur kryeministri të mos i shantazhojë investitorët e huaj.