E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Rea Shena, menaxhere artistësh dhe rekrutuese talentesh. Ajo ka folur më shumë mbi emrat që po qarkullojnë në rrjet se do të jenë banorët e mundshëm të edicionit të ardhshëm në “Big Brother VIP Albania”… Kë do të donte vetë Rea që të shihte si banor të këtij edicioni?
Një nga emrat që po përflitet shumë, është dhe Kostana Morava. Si e komenton Rea? A i duhet “Big Brotherit” ky personazh?
Gjithmonë, “Big Brotheri” i duhet edhe personazhit, edhe anasjelltas. Unë mendoj se Kostana është personazh tipik për “Big Brother”, sepse nuk ka as frena, as barriera. Do të bënte gjithçka për show. Është personazhi tipik, i duhur, që mund të ngacmojë çdokënd aty, mund të krijojë lojëra, mund të krijojë aleanca, mund të krijojë armiqësi shumë të forta. Mendoj se do të ishte shumë interesante për “Big Brother”. Sepse edhe brenda do të krijojë shumë situata, por dhe jashtë komenti do jetë jashtëzakonisht i lartë për të.