Aktualitet

Për të dytën ditë rradhazi vijon në rritje kurba e Koronavirusit në vend

Për të dytën ditë rradhazi vijon në rritje kurba e koronavirusit në vend, ku si dje, u shënuan sërish 18 raste pas 219 testimeve. Totali shkon në 916. Harta zgjerohet me 7 raste në Durrës, në një fasoneri, 5 në Berat, 4 në Tiranë e 2 në Krujë.  Në dy spitalet COVID trajtohen 19 pacientë, 4 prej tyre në terapi intensive. Nisur nga rritja e rasteve, Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu i kërkn qytetarëve respektimin e rregullave që të mos kemi pas. Referuar dy ditëve të fundit, Manastirliu tha se “shifra 18 është maksimumi i lejuar nga skenarët e rihapjes. Aktualisht janë 180 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat.  Sa i përket shpërndarjes së rasteve aktive, Tirana ka 77, Kruja 46, Shkodra 16, Kamza 12, Berati 10, Durrësi 9. Fieri ka 5 raste aktive, Elbasani 2, Kurbini, Mirdita, Korça kanë nga një rast me COVID-19.