Kur vjen puna te seksi, shumë gra ndodhin të përballen me pasiguri të shumta, që shpesh janë pasojë e presioneve shoqërore dhe tabuve të pakuptimta.
Këto ndikojnë në mënyrën se si ato i shijojnë momentet intime dhe mund të bëjnë që të mos ndihen të qeta dhe të lirshme.
Por, si mund të kalosh përtej këtyre pasiguri dhe të shijosh plotësisht aktin seksual? Ja disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të sigurt dhe të kënaqur në shtrat.
Qesh dhe mos u streso
Nuk ka asgjë më të natyrshme se incidentet e vogla që ndodhin gjatë seksit. Në vend që të mendojsh për çfarë mendon partneri yt, shfaq siguri dhe sill një buzëqeshje. Të qeshurit e bën gjithçka më të lehtë dhe e heq presionin e situatës.
Komuniko hapur kur diçka nuk shkon
Një nga arsyet kryesore që shumë gra shtiren gjatë orgazmës është se nuk janë të kënaqura gjatë seksit. Nuk duhet të bësh gjëra që nuk të pëlqejnë. Nëse diçka nuk shkon, thuaji partnerit dhe mos hezito të tregosh se çfarë do ose nuk do.
Tregohu e drejtpërdrejtë për atë që dëshiron
Ndonëse mund të duket e vështirë të flasësh hapur për dëshirat e tua intime, është e rëndësishme që të jesh e qartë dhe e sinqertë për atë që të bën të ndihesh mirë. Në vend që partneri të përpiqet të kuptojë pa e ditur, tregoja direkt se çfarë të pëlqen dhe si mund të të prekë në mënyrë që të të japë kënaqësi.
Mos ki frikë të thuash “jo”
Një nga më të rëndësishmet është të dish kur të thuash “jo”. Është plotësisht në rregull të mos pranojnë gjithçka, nëse ndihesh e pasigurt ose nuk po shijon momentin. Respektoni ndjenjat dhe kufijtë tuaj.
Kërko më shumë, pa pasur turp
Seksi është një akt që duhet të ndiheni të kënaqur të dy partnerët. Nuk je vetëm për të kënaqur partnerin tuaj. Nëse dëshiron më shumë, kërkoje. Mos u ndje keq për të kërkuar atë që të bën të ndihesh mirë. Kënaqësia juaj është gjithashtu e rëndësishme dhe duhet të tregoni se çfarë ju pëlqen.
Në fund të ditës, të jesh e sigurt dhe e hapur për atë që dëshiron është çelësi për të pasur një jetë seksuale të shëndetshme dhe të kënaqshme.