Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë.
Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.
Në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Edi Hallaçin, ka qenë gazetari e Top Channel, Endi Tufa, i cili raporton nga Dibra. Cilat janë të rejat më të fundit nga aty?
Procesi i numërimit ka përfunduar mëngjesin e sotëm, rreth orës 3 të mëngjesit ka përfunduar KZAZ 19, që është Bashkia e qytetit të Peshkopisë, apo Dibra siç quhet ndryshe, me një avantazh të Partisë Socialiste me 3012 vota, pra 12809 vota Partia Socialiste, 9792 Partia Demokratike, që për sa i përket edhe historisë të zgjedhjeve të këtij qarku, është historike. Për herë të parë Partia Socialiste arriti të fitojë në një bastion të Partisë Demokratike për shumë vite, për 35 vite, për sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme dhe parlamentare. Sepse në zgjedhjet lokale ka pasur përmbysje në 2015, ka pasur përmbysje edhe në 2021, pra vazhdon të jetë krytari i Bashkisë i krahut të majtë. Por për sa i përket zgjedhjeve të përgjithshme dhe parlamentare, është hera e parë që ndodh që Partia Socialiste të marrë 3 deputetë, përballë 2 deputetëve të Partisë Demokratike, duke qenë se ky qark ka një shtrirje ndër më të mëdha gjeografike, por për sa i përket numrit të kandidatëve dhe deputetëve, janë vetëm 5. Kështu që 3 janë në favor të Partisë Socialiste dhe 2 janë në favor të Partisë Demokratike, të cilët e konsiderojnë një humbje shumë të thellë. Sepse kjo diferenca bëhet fjalë vetëm për Bashkinë Peshkopi, pra KZAZ 19 të Dibrës, sepse në total në të gjithë qarkun e Dibrës ku janë katër KZAZ, ajo e Matit, e Klosit, e Bulqizës, së bashku me Dibrën, ka një diferencë prej 10356 votash.
Lidhur me numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur, Endi Tufa u shpreh:
Në Bulqizë është mbyllur rreth orës 3:30, kështu që kanë marrë kohë për t’u qetësuar dhe për të gjetur një moment që të rifillojnë sot.
Si ësjtë përjetuar ky rezultat, a ka pasur problematika?
Mesa duket, qarku i Dibrës i ezauroi problematikat që një ditë apo dy ditë më parë, në fillim të procesit të votimit, ku ka pasur herë pas here ndjekje dhe përndjekje nga palët kundërshtare, ku rrethuan herë pas here disa makina që mendoheshin se shpërndanin para. U thërrit në apel SPAK-u, u thërrit në apel policia, pati shoqërime, pati krisma armësh…