Celebrities Gossip Showbiz

“Përgatituni për gjyq”, Fifi e indinjuar paralajmëron vëllezërit Veshaj!

Ditën e djeshme nisi emisioni “Më lër të flas” në Top Channel me vëllezërit Veshaj dhe një frazë e përdorur ka nxitur indinjatën tek këngëtarja e njohur, Fifi. “Ky është vendi ku ka rënë Fifi”. Kjo ishte fraza e një nga skeçeve të realizuara në episodin e parë të emisionit. Donaldi vuri disa lule duke kujtuar skenën kur Fifit i ra të fikët brenda shtëpisë së “BBV”. Por, siç e dimë, Fifi ka refuzuar kategorikisht që atë skenë ta shohë dhe nuk do të pëlqente kurrsesi që të bëhej shaka me diçka të tillë.

Artistja përmes nje videoje ku duket shumë e revoltuar ka bërë me dije se krijimi i një skene të tillë me humor do të kishte pasoja të rënda, duke përmendur kështu gjyqin. Ndërkohë kujtojmë se Fifi dhe Donaldi kanë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin. Ata madje kanë një tatuazh të përbashkët “filoqyl”. Pas përfundimit të ‘Big Brother Vip’, dyshja u panë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa pas të premtes marrëdhëniet mes tyre pritet të ndryshojnë. Fifi ndërkaq është duke përjetuar një lidhje romantike me partnerin e saj Adis Patushi.

Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri-tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Fifi së fundmi ka publikuar edhe këngën me artistin Gent Fatali dhe deri më tani ka rezultuar i suksesshëm.