Atentat në Shkodër, një i vrarë dhe tre të plagosur. Bëhet e ditur se u qëllua me breshëri plumbash në një lokal ngjitur me bashkinë. Viktimë mbeti Armando Pali, ndërsa të plagosurit janë Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një grua dhe një kamarier.
I lënduari Erogen Brajoviç është një emër i njohur për policinë pasi në korrik të vitit 2023 emri i tij doli në grupin e Bajrave në Shkodër, si i përfshirë në vepra kriminale. Gjithashtu, njihet për lidhjet e tij me politikën. Ai qenë anëtar i Këshillit Bashkiak, me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule.
Në vitin 2007-të u akuzua për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie.