Një peshk i rrallë 2.7 metra i gjatë, i emëruar me nofkën “Dita e Gjykimit”, është nxjerrë në sipërfaqe në një plazh në Tasmani. Krijesa e detit u zbulua në plazhin Ocean në bregun perëndimor të ishullit australian nga një grua Sybil Robertson që e kishte nxjerrë qenin për shëtitje. Ky lloj peshku shpesh interpretohet si një ogur i keq kur shihen jashtë habitatit të tyre natyror në thellësitë e oqeanit.

Roberson, e cila vlerësoi se peshku ishte rreth 2.7 metra i gjatë, tha për gjetjen e rrallë se: “Ishte fantastik. E dija që ishte diçka e pazakontë dhe e çuditshme”. Postimi u rishpërnda më pas në platformën sociale Reddit dhe u bë shpejt viral, me disa përdorues të internetit që komentuan mbi kuptimin e mundshëm të pamjes së peshkut, i cili është lidhur me parashikimin e ngjarjeve katastrofike në mitologjinë japoneze.
Një kërcënim i ri po përhapet me shpejtësi në ujërat e Mesdheut: peshku “Lagocephalus sceleratus”, një specie jashtëzakonisht toksike dhe pushtuese, po zgjerohet drejt brigjeve të Italisë, Shqipërisë e Kroacisë. Origjina e tij është nga Oqeani Indian, por ka hyrë në Mesdhe përmes Kanalit të Suezit, përmes një fenomeni të njohur si “migrimi lessepsian”. Kohët e fundit, ky peshk është parë në pjesën veriore të Detit Adriatik, në një përhapje më të gjerë se kurrë më parë.
Ai tashmë përbën një rrezik serioz për ekosistemin detar dhe për shëndetin e njeriut. Ky peshk përmban tetrodotoksinë, një neurotoksinë që është 100 herë më vdekjeprurëse se cianuri dhe për të cilën nuk ka antidot. Vetëm disa miligramë janë të mjaftueshme për të shkaktuar paralizë, ndalim të frymëmarrjes dhe vdekje. Në Evropë, konsumimi i këtij peshku është rreptësisht i ndaluar. Në Japoni, një specie e ngjashme e njohur si “fugu” përgatitet vetëm nga kuzhinierë të trajnuar, por edhe atje rreziku mbetet i lartë.