Celebrities Gossip Showbiz

“Piramida” vjen ndryshe këtë të martë, sfidë mes 10 moderatorëve të ekranit të Top Channel!

“Piramida”, një spektakël që do t’ju mbërthejë përpara ekranit të Top Channel, me pyetje nga kategori të ndryshme dhe emocione të forta, raund pas raundi. Në çdo episod, dy familje do të sfidojnë njëra-tjetrën, në një garë të ethshme për të fituar 30.000 euro në dispozicion. Jo vetëm lekë, por edhe dhurata të jashtëzakonshme, mund të fitohen çdo të martë mbrëma. Nën moderimin e Bora Zemanit, ky Game Show premton emocione të forta, çmime të mëdha dhe një kujtim të bukur familjar.

Këtë javë spektakli vjen ndryshe, konkurentët nuk do të jenë njerëz të thjeshtë, por personazhe VIP, moderatorë të Top Channel. Skuadra e djemve Blendi Salaj, Ed Manushi, Alban Musa, Ervin Kurti, Marin Mema. Skuadra e vajzave Sidorela Gjoni, Megi Pojani, Rudina Dembacaj, Ermira Çausholli, Erjona Rusi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)