Një studim i ri i realizuar nga University College London ka zbuluar se pirja e duhanit mund të jetë një nga faktorët kryesorë që ndikon në humbjen e aftësive njohëse dhe rrit mundësinë që personat e moshuar të zhvillojnë demencë.
Hulumtimi, i cili përfshiu 32,000 të rritur, analizoi ndikimin e faktorëve të ndryshëm të stilit të jetesës, duke përfshirë pirjen e duhanit, konsumimin e alkoolit, aktivitetin fizik dhe ndërveprimin shoqëror.
Gjatë periudhës 10-vjeçare, duhanpirësit përjetuan një rënie më të madhe të kujtesës dhe aftësisë për të folur në krahasim me ata që nuk pinë duhan.
Ata që kishin shprehi të pirjes së duhanit, konsumonin alkool në mënyrë të tepruar, ushtronin rrallë dhe kishin lidhje shoqërore të kufizuara, përjetuan një rënie të shpejtë të aftësive njohëse.