Aktualitet

Plagosja në Kuçovë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i plagosjes një natë më parë në Kuçovë. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari Admir Bejo është qëlluar nga fqinji i tij pas një sherri të momentit.

Admir Bejo është qëlluar në banesën e autorit, ndërsa fqinji 36-vjeçar ka qëlluar në drejtim të Bejos 4 herë me pistoletë, 2 plumba e kapën në trup.

Fillimisht dyshohej se shkak i plagosjes ishte larja e hesapeve.

Ngjarja u regjistrua një natë më parë, ndërsa Bejo u gjet në rrugë i plagosur nga kalimtarë të rastit.

Lajm ne përditësim…