Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë.
Shpëtim Osma ka deklaruar në polici se ka pasur konflikte të vazhdueshme me familjen Disha pasi qeni i tyre i linte pa gjumë dhe vetëm lehte.
Sipas tij kishte kërkuar disa herë të merrnin masa për këtë shqetësim që i shkaktonte qeni.
Pasi familja Disha nuk e ka hequr qenin siç kishte kërkuar autori kanë debatuar.
Osma ka marrë armën për të qëlluar drejt qenit, por plumbat kapën dy bashkëshortët.
LEXO EDHE: Tiranë, punonjësi i Gardës së Republikës i jep fund jetës me armën e shërbimit!
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të premteje. Shpëtim Osma ka qëlluar me armë zjarri dy bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, duke i plagosur njërin në këmbë e tjetrin në bark.
Fatmirësisht çifti i bashkëshortëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas ndjekjes së policisë, bëhet me dije se autori është vetëdorëzuar.