Auto & Moto Tech

Po e lexuat mirë, së shpejti një motoçikletë me bateri!

Teknologjia elektrike nuk ka arritur të lërë një gjurmë të madhe në botën e motoçikletave, por kjo nuk e pengon grupin Volkswagen që të testojë teknologjinë e baterive në dy rrota. Ducati është në pronësi të VW-së. Ducati ka qenë furnizuesi i vetëm i motoçikletave për Kampionatin Botëror MotoE. Theksi është te “ka qenë” sepse këtë vit kampionati është ndërprerë. Në Gjermani u prezantua versioni i rinovuar i prototipit Ducati V21L, tani i pajisur me 980 qeliza QSE-5 të kompanisë QuantumScape.

Këto qeliza përdorin anodë litium-metal dhe një ndarës qeramik, duke premtuar përmirësime të mëdha në densitetin e energjisë, mundësinë e karikimit të shpejtë dhe sigurinë krahasuar me bateritë tradicionale litium-jon. Qëllimi është të testohet kjo teknologji dhe një ditë të nisë prodhimi në seri. Lidhja e VW-së me QuantumScape zgjat tashmë një dekadë.

Ndërkaq, rikujtojmë se YKS1 One është një automjet elektrik konceptual, i gjatë rreth tre metra, i gjerë 1.2 metra dhe i lehtë vetëm 600 kilogramë. Ai është dizajnuar kryesisht për trafikun urban, por pritet të performojë mirë edhe në rrugët rurale dhe autostradat. Automjetet e vogla elektrike konsiderohen miqësore me mjedisin, por rrallë ofrojnë një përvojë emocionale të ngasjes. Megjithatë, përjashtim mund të jetë modeli One, një automjet i krijuar për një pasagjer, i zhvilluar nga kompania holandeze YKS1. Baza e tij është një kornizë tubulare e vendosur brenda karrocerisë dhe hyrja bëhet përmes dyerve të dyfishta, ashtu si në një makinë konvencionale.