Kryeministri Rama iu përgjigjet akuzave të Opozitës se “Reforma në Drejtësi ka sjellë kolaps në sistem”. Në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë Drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda!”. Sipas shefit të Qeverisë, “Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë, rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti”.