Një 9-vjeçare i ka shpëtuar vdekjes mrekullisht nga një sulm krokodili në distriktin Chibuto të provincës jugore të Mozambikut të Gazës. Vajza ishte duke notuar në lumin Limpopo kur ndodhi ngjarja. Ajo tha për mediat lokale se kur kuptoi se po e sulmonin, u përpoq ta godiste në hundë zvarranikun, i cili para se ta lëshonte, i shkaktoi lëndime të rënda në një këmbë.
Ajo u shpreh për transmetuesin shtetëror Radio Mozambique se:
Krokodili më kapi dhe më tërhoqi zvarrë kështu që unë e godita në hundë. Pastaj krokodili më lëshoi menjëherë dhe më hodhi.
Ajo u dërgua menjëherë në një spital të zonës për trajtim. Marta Moiane, drejtoresha e spitalit, ka pohuar se vajza është në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekja tha se ky ishte rasti i dytë në spital këtë vit nga një sulm krokodili. Sulmet e krokodilëve janë të zakonshme në lumenjtë kryesorë të Mozambikut dhe degët e tyre.
Rikujtojmë, se një 5-vjeçar australian ka mundur të shpëtojë mrekullisht nga kafshimi i një pitoni rreth tre herë më i madh se ai në shtëpinë e tij. Sipas raportimeve të babait të tij, Beau Blake po shijonte notin në shtëpi kur zvarraniku 3 metra i gjatë e sulmoi.