Sport

Portieri Alen Sherri prezantohet në skuadrën e re: Kam bërë zgjedhjen e duhur, mundësi e shkëlqyer për mua!

Pak ditë më parë, portieri Alen Sherri u zyrtarizua te skuadra e Frosinones në formë huazimi nga Cagliari. Sherri tha fjalët e tij të para si lojtar i Frosinones, teksa nuk fshehu dot emocionet.

“Negociatat për të ardhur në Frosinone nuk zgjatën shumë. Jam i emocionuar që jam këtu: është një mundësi e shkëlqyer dhe do të jap gjithçka nga vetja për ta shfrytëzuar sa më shumë. Gjëja më e mirë është se menjëherë gjeta një grup fantastik djemsh; ata më pritën shumë mirë dhe i falenderoj.

LEXO EDHE: Marota komenton zërat për objektivin e Murinjos te Interi: “Kërkesa fantazmë”!

Në ditët e para, më pëlqeu shumë mënyra se si po përpiqemi ta ndërtojmë lojën. Jam i bindur nga idetë e trajnerit dhe mendoj se mund të jetë një sezon i mirë për të gjithë.

“Për ne, të luash në Itali është një ëndërr. Serie A është një nga ligat më të rëndësishme në botë, por Serie B është gjithashtu shumë konkurruese. Për mua, nuk ndryshon shumë; ndiej sikur po përjetoj një mundësi të shkëlqyer”- tha ai.

LEXO EDHE: VIDEO, Supergol nga Juljan Shehu, mesfushori i Kombëtares i jep tri pikë Widzew Lodz në javën e parë: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim!

Portieri shkodran kalon te Frosinone në formë huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit ndërsa në Sardenjë luajti 7 ndeshje, duke zhvilluar paraqitje pozitive.

“Frosinone Calcio njofton se ka arritur një marrëveshje me Cagliari Calcio për afrimin e lojtarit Alen Sherri. Portieri i lindur në vitin 1997 vjen në formë huazimi me opsion blerjeje”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.