Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan. Policia e këtij qyteti raportoi se ka ndaluar një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur, vetëm 15 vjeçare të bashkëjetueses së tij. Në njoftimin zyrtar policor thuhet:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan: ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe.
Nga informacionet e mediave mësohet se nuk ka pasur përdhunim, por ishte marrëdhënie me dëshirë dhe dyshohet të kenë pasur një lidhje 4 mujore intime me njëri-tjetrin. Megjithatë, masa shtrënguese është vendosur për shkak të moshës së mitur të vajzës.