Në sqarimin e rradhës, për të disatën ditë rresht, Hashim Thaçi deklaron se “Nuk bëhet fjalë për ndarje e shkëmbim territoresh me Serbinë”, sa i përket idesë së tij për korrigjim të kufijve. Për mediat kosovare, Presidenti i Kosovës konfirmon sot se “Me Beogradin synohet marrëveshje paqësore, ku nuk i pranon ndarjen dhe shkëmbimin si opsione”. I pyetur për reagimin e ashpër ndaj ish-Kryeministrit Berisha, kësaj here foli me tone, ndjeshëm të moderuara. Sipas “Kosova Press”, Thaçi mohoi që reagimi të ketë qenë kundrejt Berishës.