Presidenti Meta vizitoi Plavën dhe Gucinë. Kreu i Shtetit i konsideron këto dy krahina si parajsë e vërtetë e prekshme dhe krenari të alpeve. Meta tha se banorët e këtyre zonave mund të sigurojnë një të ardhme shumë më të mirë falë natyrës së mrekullueshme, historisë dhe traditës që trashëgojnë. Në kuadër të kësaj vizite Presidenti Meta mori pjesë dhe përshëndeti tubimin tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2018”.