Nis me Ujmanin të njohur ndryshe si Gazivodë, vizita e shumë diskutuar në Kosovë e Presidentit Serb. Ndalesa e Aleksandër Vuçiçit në liqenin që kalon dhe në territorin e Serbisë u kthye në mollë sherri duke çuar dje në dështimin e takimit mes tij e homologut Hashim Thaçi në Bruksel. Prishtina e kishte miratuar vizitën dy ditore të kësaj fundjave, por vetëm për veriun me shumicë serbe, jo për Ujmanin, të cilin Serbia e konsideron pasuri ekonomike të vetën. Pas sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar, sidomos Shteteve të Bashkuara, autoritetet kosovare rishqyrtuan kërkesën duke i dhënë OK-ein për Ujmanin. Po sot, Vuçiç do të jetë dhe në Zveçan, ndërsa nesër shkon në Mitrovicën e Veriut.