Design Tech

Prezantohet ora më e hollë në botë!

Prodhuesi zviceran i orëve luksoze Richard Mille ka bashkuar forcat me Ferrari, për ta prezantuar orën më të hollë në botë që ka një trashësi prej vetëm 1.75 mm. Duket sikur muaj më parë Bulgari vuri një rekord të ri për orën më të hollë në botë. Në mars u prezantua Bulgari Octo Finissimo Ultra me një trashësi prej 1.80 mm, që e bënte orën më të hollë që është prodhuar ndonjëherë.

Por falë partneritetit mes Richard Mille dhe Ferrari, u prezantua “kampioni” i ri. RM UP-01 Ferrari është një standard i ri që mund të krahasohet lirisht me trashësinë e tehut të një brisku të rrojës. Kjo orë super e hollë është vetëm 1.75 mm, duke lënë pas atë të Bulgari për 0,05 mm.

Për dallim nga Bulgari, RM ka arritur që të tërë mekanizmin ta kompletoj në një trashësi prej vetëm 1,18 mm. RM UP-01, e ka orën, minutat dhe sekondat e shpërndara në kornizën e hollë. Mekanizmi është zhvilluar nga RM dhe Audemars Piguet Renaud & Papi. Kjo do orë do të jetë e kufizuar sa i përket numrit të njësive të prodhuara dhe blerësit potencial do të duhet të paguajë 1.888.000 dollarë për ta pasur një të tillë.

Ndërkaq, orët inteligjente të kohëve të fundit ofrojnë veçori më të avancuara si për shembull monitorimi i shëndetit gjatë gjithë kohës, mundësia e thirrjes dhe dërgimit të mesazheve dhe shumë veçori të tjera. Ndërkaq, ju njohim me 5 orët inteligjente më të mira për vitin 2022.