Princi Harry dhe Meghan Markle po përballen me kritika të forta për hipokrizi, pasi kanë ngritur një strukturë të re organizative që ngjason me atë të pallatit mbretëror – institucion që vetë ata e kanë kritikuar ashpër ndër vite.
Sipas “MailOnline”, çifti ka ristrukturuar ekipin e tyre, duke emëruar Meredith Kendall Maines si drejtuese të një grupi prej 11 personash, me bazë në Montecito të Kalifornisë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Struktura e re do të shërbejë për të mbështetur fondacionin e tyre “Archewell”, si dhe projektet komerciale, përfshirë markën e re të Meghan “As Ever” dhe angazhimet publike të Harry-t.
Ky vendim ka ngjallur polemika, veçanërisht nga ekspertët mbretërorë. Richard Fitzwilliams e cilësoi veprimin si “ironik”, duke kujtuar kritikat e ashpra të Harry-t ndaj pallatit mbretëror në librin e tij autobiografik “Spare”.
Ndërkohë, autori Tom Bower e quajti këtë lëvizje “një përpjekje për të mbajtur gjallë markën e tyre” dhe strukturën e re e përshkroi si “grup burokratësh të kushtueshëm, jo një oborr mbretëror”.
Kritikët thonë se, ndërsa çifti vazhdon të distancohet publikisht nga familja mbretërore, veprimet e tyre po tregojnë të kundërtën.