Çifti mbretëror, Princi William dhe Princesha Kate, janë zhvendosur së bashku me tre fëmijët e tyre – Princin George (12 vjeç), Princeshën Charlotte (10 vjeç) dhe Princin Louis (7 vjeç) – në Fort Lodge, një vilë luksoze me tetë dhoma gjumi brenda Windsor Great Park, të cilën ata e konsiderojnë tashmë si “shtëpinë e tyre të përhershme”.
Por ky instalim mbretëror nuk ka ardhur pa pasoja. Dy familje që jetonin pranë kësaj rezidence u kërkua të lëshonin banesat e tyre gjatë verës.
Njerëzve iu kërkua të largoheshin. Mendoj se iu propozuan shtëpi të tjera, por nuk e prisnin një gjë të tillë
-tha një burim për mediat britanike.
Sipas raportimeve, arsyeja lidhet me privatësinë dhe sigurinë e familjes mbretërore, pasi zyrtarët nuk dëshironin që shtëpitë më të afërta të ishin të banuara.
Familjet, të cilat ishin qiramarrëse në pronën e Crown Estate, nuk morën një njoftim zyrtar për largim, por tashmë janë sistemuar në banesa të tjera të ngjashme ose më të mira brenda zonës.
William dhe Kate, të dy 43 vjeç, synojnë një fillim të ri në Fort Lodge. Mediat britanike raportojnë se çifti ka mbuluar vetë shpenzimet e zhvendosjes, pa përdorur fondet e taksapaguesve.