Aktualitet Politikë

Procesi i Berlinit në Londër, i pranishëm edhe Rama, zbardhet agjenda!

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit, i cili do të mbledhë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor mbahet sot në Londër.

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në kryeqytetin britanik që prej ditës së djeshme.

Bëhet me dije se Kryeministri do të marrë pjesë në disa panele diskutimi.

Agjenda e plotë:

14:20

Mbërritja e delegacionit shqiptar dhe pritja nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer

14:30

Pritje nga Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar në Leaders Lounge

14:45

Foto Familjare

15:00

Seanca Plenare e Procesit të Berlinit

15:10

Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor

Tema: “Ambicia dhe Vizioni Strategjik”

Një fjalë do të mbajë edhe Kryeministri Edi Rama

15:40

Paneli i liderëve të Ballkanit Perëndimor për temat që lidhen me: Rritjen, Migrimin dhe Sigurinë

Edhe në këtë panel një fjalë do të mbajë Kryeministri Edi Rama

16:00

Mbyllja e seancës plenare