“At The Movies”, një program për kinema-dashësit, i cili sjell kinemanë në 360 gradë. Filmat e rinj, ngjarjet e fundit nga protagonistët tuaj të preferuar, recensionet e filmave, shoqëruar nga kolonat zanore të paharrueshme që zgjojnë kujtime rrëqethëse. Bota e magjishme e kinematografisë në një program të dedikuar në Top Albania Radio nga Edi Hallaçi dhe Edea Demaliaj. Duke qëndruar tek premierat e fundit të filmave dhe kolonat zanore të tyre, më poshtë ju njohim më shumë me disa nga publikimet më të reja…
The Death of Bunny Munro
“The Death of Bunny Munro” është një miniserial televiziv britanik me komedi të zezë, i bazuar në romanin e vitit 2009 nga Nick Cave. Në të luajnë Matt Smith, Sarah Greene dhe Rafael Mathé në rolet kryesore, ndërsa Smith dhe Cave shërbejnë edhe si producentë ekzekutivë. Seriali u shfaq premierë më 20 nëntor 2025. Një shitës i varur nga seksi përdor produktet e tij të bukurisë duke i reklamuar derë më derë, për të takuar gra…
Love One Another (Or Die)
Schwarzes Gold
1900. Një fshat, ku fermerët dinakë zbulojnë naftë dhe bëjnë marrëveshje të paskrupullta në kurriz të fshatarëve. Udhëtimi i Johanna zë vend qendror: pas vdekjes së dhunshme të babait të saj, ajo i kundërvihet baronëve të fuqishëm të naftës. Kolona zanore e filmit vjen nga Hans Zimmer, “The Village Protests”.
Fallout
Bazuar në një nga videolojërat më të mira të të gjitha kohërave, Fallout është historia e atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë në një botë ku nuk ka mbetur pothuajse asgjë për të pasur. 200 vjet pas apokalipsit, banorët e strehimoreve luksoze detyrohen të kthehen në universin tepër kompleks, të çuditshëm dhe shumë të dhunshëm që i pret sipër.
Ramin Djawadi – Bet On Hope
Origines, un conte de la lumière
Dokumentar. Yje, galaktika, vrima të zeza… Për 13.8 miliardë vjet, drita ka qenë nëna të gjitha gjërave, duke formuar strukturat më të mëdha në univers. E lindur në kaosin e Big Bengut, ajo mbeti e burgosur në materie për një kohë të gjatë, deri në ditën kur, më në fund, ndriçoi kozmosin me shkëlqimin e saj të parë.
Jonathan Fitas – A New Light
Wicked: For Good
Sensacioni global kinematografik e kulturor, që u bë përshtatja më e suksesshme e Broduejit, tani arrin në përfundimin e saj epik, elektrizues dhe emocional në filmin Wicked: For Good. Sërish me regji nga regjisori fitues I disa çmimeve Jon M. Chu dhe me rikthimin e aktoreve spektakolare, të udhëhequra nga kandidatet për çmimin Academy Award® Cynthia Erivo dhe Ariana Grande, kapitulli I fundit I historisë së patreguar të shtrigave të Ozit nis me Elfabën dhe Glindën të zemëruara dhe duke jetuar me pasojat e zgjedhjeve të tyre. Elfaba (Cynthia Erivo), tani e demonizuar si Shtriga e Keqe e Perëndimit, jeton e përzënë, e fshehur në pyllin Ozian ndërsa vazhdon luftën për lirinë e kafshëve të heshtura të Ozit dhe përpiqet me çdo kusht të ekspozojë të vërtetën që di ajo për Magjistarin (Jeff Goldblum). Glinda, ndërkohë, është bërë simboli plot shkëlqim i Mirësisë për gjithë Ozin, jeton në pallat në Qytetin e Smeraldtë dhe gëzon të mirat e famës dhe popullaritetit. Sipas udhëzimit të Madamë Morribëllit (fituesja e çmimit Oscar® Michelle Yeoh), Glinda përdoret për të shërbyer si qetësuese e Ozit, duke I siguruar masat se gjithçka shkon mirë nën sundimin e Magjistarit. Ndërsa fama e Glindës rritet dhe ajo përgatitet të martohet me princin Fiero (fitues I çmimit Oliver dhe kandidat për çmimet Emmy dhe SAG Jonathan Bailey) në një dasëm spektakolare Oziane, por e shqetëson ndarja nga Elfaba. Ajo tenton të arrijë një pajtim mes Elfabës dhe Magjistarit, por këto përpjekje do të dështojnë dhe Elfaba e Glinda do të largohen ende më shumë. Pasojat e kësaj do ta transformojnë përgjithmonë Bogun (kandidati për çmimin Tony, Ethan Slater) dhe Fieron dhe kërcënojnë sigurinë e motrës së Elfabës, Nesarosës (Marissa Bode), kur një vajzë nga Kanzasi vjen dhe futet si furtunë në jetët e tyre. Ndërsa një turmë e zemëruar ngrihet kundër Shtrigës së Ligë, Glinda dhe Elfaba do të duhet të bashkohen një herë të fundit. Me miqësinë e veçantë si boshtin e të ardhmes së tyre, do të duhet të shohin vërtetë njëra tjetrën, me sinqeritet dhe empati, nëse duhet të ndryshojnë veten dhe gjithë Ozin, për mirë.